Aeroporti i Jugut të Shqipërisë do të ndërtohet në Gjirokastër duke mundësuar rikthimin e fluturimeve në aerodromin me moshë gati njëshekullore të qytetit të gurtë.
Ndër projektet prioritare të qeverisë për infrastrukturën në vitin 2024 përfshihet edhe ndërtimi i këtij aeroporti. Konkretizimi i këtij investimi madhor do të mundësojë nxitjen e ekonomisë lokale në rajonin jugor dhe turizmit si sektori prioritar.
“Është një lajm pozitiv dhe i dëshiruar jo thjesht për qytetin e Gjirokastrës, për Qarkun e Gjirokastrës por këtu po flasim për një ofertë të përbashkët turistike midis Sarandës dhe Gjirokastrës, tashmë Saranda është gjysmë ore larg Gjirokastrës dhe me këtë numër në rritje të turistëve që ka pasur më 2023 dhe që presim në 2024 patjetër aeroporti përveçse është një pikë shumë e rëndësishme për zhvillimin e gjithë rajonit të jugut dhe do jetë një vlerë e shtuar më shumë punësim, më shumë zhvillim ekonomik të gjithë kësaj zone dhe sidomos patjetër të qytetarëve dhe bashkisë Gjirokastër”, thotë Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.
Faktorët lokalë dhe grupet e interesit në Gjirokastër vazhdimisht kanë kërkuar rijetësimin e aerodromit në hyrje të qytetit që ka funksionuar për rreth 80 vite. /eronews.al
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.