Lajmet e fundit

Ka vdekur në moshën 88 vjeçare këngëtari shumë i dashur irlandez Val Doonican.
Familja e tij ka thënë se ai ka ndërruar jetë qetësisht të mërkurën në shtëpinë e pleqve në Buckinghamshire, transmeton Klan Kosova.
Val rregullisht ka performuar në emisionin e tij në BBC të quajtur The Val Doonican Show, i cili filloi në vitin 1965 dhe vazhdoi deri më 1986, ku i përfshinte edhe artistet të ftuar.
Një nga hitet e tij të popullarizuara ishte kënga “Walk Talk”, e cila arriti të renditet e treta në toplistat britanike.
Val ka lindur në vitin 1927 në Waterford të Irlandës dhe ishte fëmiu më i vogël në familje.