Shkrimtari dhe gazetari Ragip Sylaj ka ndërruar jetë sot në moshën 59 vjeçare.
Sylaj punoi si mësimdhënës në shkollën "Skender Luarasi" në Suharekë, ndërsa veprimtarinë e tij prej gazetarit e ushtroi si gazetar e redaktor në gazetën e studentëve "Bota e Re" si dhe në dy të përditshmet tjera "Bota sot" dhe "Zëri".
Shkrimtari Sylaj botoi 15 vepra letrare, ku hyjnë librat e poezisë, të prozës, dramës e të esesë.
Për veprimtarinë letrare dhe publicistike disa herë është nderuar me çmime e mirënjohje të ndryshme.
Që nga 3 maji 2009, Sylaj punoi si Zyrtar i lartë për publikime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.