Lajmet e fundit

Shimon Perez, një nga figurat kyçe të politikës së Izraelit dhe laureati i çmimit Nobel për Paqe, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare.
Vdekja e tij ka ardhur si shkak i një sulmi që kishte pësuar javë më parë.
Perez në dy mandate kishte shërbyer si kryeministër i Izraelit, para se të merrte postin e presidentit të nëntë të vendit.
Ai kishte pasur probleme të mëdha me frymëmarrjes dhe ishte i shtrirë në një spital pranë Tel Aviv, ku vdiq pasi gjendja shëndetësore iu përkeqësua.
Arritja më e madhe e tij, arkitekt i së cilës ishte vet, është Marrëveshja e Oslos për Paqe, për çka kishte marrë edhe çmimin Nobel.
Vdekja e Perez është konfirmuar mëngjesin e së mërkurës nga i biri i tij Chemi, gjatë një konference të mbajtur në spitalin ku i ati ishte trajtuar, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.