Lajmet e fundit

Producenti hollivudian, Jerry Weintraub, ka vdekur në moshën 77 vjeçare.
Sipas publicistit të tij, ai ka vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Santa Barbara, pas një komplikimi në zemër.
Weintraub e filloi karrierën në industrinë e muzikës, por më vonë ai hyri në botën e filmit.
Ai është bërë i njohur me filmat, Karate Kid dhe Ocean’s Eleven.