Lajmet e fundit

Novelistja Jackie Collins ka vdekur në moshën 77 vjeçare pas një beteje me kancerin e gjirit.
Motra e aktores Joan Collins ka shitur më shumë se 500 milionë romane në më shumë se 40 vende në karrierën e saj katër dekada të gjatë.
“Me trishtim të thellë shpallim vdekjen e nënës sonë të bukur, dinamike dhe një nënë e veçantë Jackie Collins e cili vdiq nga kanceri i gjirit sot” tha familja e saj, transmeton Klan Kosova.
"Ajo ka jetuar një jetë të plotë dhe adhurohej nga familja e saj, miqtë dhe miliona lexues të cilët ajo ka zbavitur për më shumë se katër dekada”
"Ajo ishte një frymëzim i vërtetë. Ajo do të jetojë përmes personazheve të saj, por ne tashmë i’a ndjejmë mungesën” përfundoi fjalimi i familjarëve të saj.