Lajmet e fundit

Në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ka ndërruar jetë një vajzë e moshës katërvjeçare. Ajo nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra nga dyert e oborrit që kanë rënë mbi të.
Në këtë incident është e përfshirë edhe një vajzë tjetër, ku është lënduar rëndë dhe tani është duke u trajtuar në spital, njofton Klan Kosova.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Zhabar të Mitrovicës, dyert e oborrit të një shtëpie kanë rënë mbi dy vajza, si pasojë njëra nga vajzat ka vdekur kurse tjetra është lënduar. Ato janë katër, respektivisht pesë vjeçare”, ka njoftuar Policia.