Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare aktori amerikan Nathaniel Martson.
Familjarët e tij janë shprehur se ai ka vdekur të mërkurën në krahët e nënës së tij, Elizabeth Jackson.
Ai vdiq pas një aksidenti me veturë më 30 tetor të këtij viti, prej të cilit kishte pësuar lëndime shumë serioze, transmeton Klan Kosova.
Nëna e tij është shprehur në një deklaratë se edhe nëse ai do të shpëtonte do mbetej i paralizuar për tërë jetën.
Marston si i ri punonte në një furrë buke në Beverly Hills, ku edhe ai u zbulua nga një agjent i cili e futi në botën e filmit.
Ai ka luajtur përkrah Angelina Jolie në vitin 1996 në komedinë Love is All There Is.
Martson gjithashtu ka luajtur në Law and Order: Special Victims Unit, Blue Bloods si dhe The View.