Lajmet e fundit

Ylli i “Towie” Nanny Pat, ka ndërruar jetë.
80 vjeçarja, gjyshja e Mark dhe Jessica Wright, e cila ishte shumë e njohur për rolet në episodet e ITVBe, vdiq nga një sëmundje e shkurtër.
Familja Wright e kanë konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një deklarate të lëshuar sot.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se e dashura jonë Nanny Pat ka vdekur mëngjesin e sotëm pas një sëmundje të shkurtër”.
Nanny ishte e martuar me bashkëshortin e saj Charlie për 52 vite, transmeton Klan Kosova.
Kur foli për sekretin e një martese të lumtur, ajo tha: “Merruni vetëm me jetën tuaj..”.
Pas lajmit për vdekjen, shumë fansa kanë shkruajtur nëpërmjet Twitteri duke thënë “Zemra më është thyer...Pusho e qetë Nanny Pat”, “Jam në shok, pusho e qetë gruaja më e mirë në botë, Towie nuk do të jetë më njejtë”.