Lajmet e fundit

Këngëtari i LFO, Devin Lima ka vdekur në moshën 41-vjeçare pas një beteje me kancerin, transmeton Klan Kosova.
Artisti vdiq sot herët në mëngjes, tha një anëtar i familjes për TMZ.
Në tetor të vitit 2017, Devin u diagnostikua me kancer adrenal në fazën e katërt.
LFO është më i njohur për këngën e tyre hit "Summer Girls".
Devin ishte në grup me Brad Fischetti dhe Rich Cronin, i cili vdiq në 2010 pas një beteje me leukemi.