Lajmet e fundit

Vdiq duke bërë atë që ajo e donte.
Jane Little, muzikantja më e gjatë e orkestrës në botë, ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare jo shumë kohë pas koncertit të saj të fundit të dielën më 15 maj, transmeton Klan Kosova.
Little, e cila shërbeu si basiste për Orkestrën Simfonike në Atlanta, ishte duke luajtur me muzikantë/shokët e saj kur ajo u rrëzua gjatë një shfaqje të drejtpërdrejtë dhe u nxitua në spital, ku edhe vdiq, sipas zëdhënëses Tammy Hawk.
Little ka studiuar bass për dy vjet në shkollën e mesme dhe ra në dashuri me instrumentin. Në moshën 16 vjeçare ajo i është bashkuar Orkestrës Simfonike Atlanta.
“Ne mund të themi se me të vërtetë Jane ishte me fat që bëri atë çka ajo donte deri në fund të jetës së saj”, tha Hawk në një deklaratë.
“Orkestra Simfonike Atlanta ishte e bekuar me të vërtetë që pati Jake si pjesë të familjes për 71 vitet e fundit dhe ne të gjithë kemi humbur pasionin e saj, vitalitetin e saj, shpirtin dhe talentin e pabesueshëm”.