Lajmet e fundit
Në moshën 44 vjeçare ka ndërruar jetë ish-mbrojtësi i Tre Luanëve dhe Aston Villa

Ish-mbrojtësi i Anglisë Ugo Ehiogu ka vdekur në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak në qendrën stërvitore të Tottenham.
Ehiogu ishte trajner i skuadrës U-23 të Spurs dhe jetë ka ndërruar në orët e para të së premtes.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra angleze përmes një komunikate dërguar mediave.
"Fjalët nuk mund ta përshkruajnë pikëllimin dhe tronditjen që ndjejmë. Ugo do të mbetet i pazëvendësueshëm".