Sot ka ndërruar jetë, Hamit Musa, i cili ka qenë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Vushtrria sot humbi një nga qytetarët më të dalluar të saj, aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa. Ndihem shumë e pikëlluar nga vdekja e hershme e tij. Bacën Hamit e mban mend i gjithë qyteti si një njeri të urtë e të sjellshëm e të respektuar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.