Lajmet e fundit
Zito, mesfushori brilant i Brazilit ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare. Ndër ata që e nderuan ishte edhe Neymar, të cilin pikërisht Zito e kishte transferuar tek Santos.

Ish reprezentuesi brazilian dhe legjenda e Santos, Jose Ely de Miranda, i njohur ndryshe si Zito, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
Dy herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin (1958 dhe 1962) ishte ai që e mori Neymar tek Santos në vitin 2003, lëvizje që ylli i Barcelonës e përshkroi si të parin në karrierën e tij brilante.
Vdekja e mesfushorit, i njohur si ‘Gjenerali’ ka bërë që futbolli brazilian të jetë në dhimbje, ndërsa Santos ka shpallur shtatë ditë zie.
Neymar cicëroi në Twitter për të shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e mesfushorit: “Nuk kam fjalë për ta përshkruar. E falënderoj për gjithçka ka bërë për mua. #RIPZito”.
Zito kujtohet si një ndër legjendat braziliane të futbollit për lojën e tij në dy botërorët që fitoi.