Lajmet e fundit

Ka vdekur në moshën 90 vjeçare, producenti i 5-të i Beatles, George Martin,
George vdiq në mënyrë paqësorë në shtëpinë e tij, këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Adam Sharp, duke e përshkruar atë si një zotëri të vërtetë, transmeton Klan Kosova.
Në një deklaratë të Sharp thuhet: “Familja ju falënderon të gjithëve për ngushëllimet dhe mesazhet përkrahëse”.
“Në një karrierë që u shtri në shtatë dekada, ai ishte frymëzim për shumë dhe i njohur globalisht si një prej talenteve më kreativ të muzikës. Ai ishte një zotëri i vërtetë”.
Bateristi i Beatles Ringo Starr ka ndarë lajmin e trishtuar të vdekjes së Martin në një mesazh në Twitter në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Djali i John Lennon, Sean Ono Lenon tha se ishte dëmtuar nga lajmi pasi ka ndarë një fotografi të Martin në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BCuE5N6FEpz/?taken-by=sean_ono_lennon
Në 1962-n, Martin firmosi kontratë me “Beatles”, në markën e tij “Parlophone”. Shtëpia e tij kishte reputacion pasi ka regjistrime të Peter Sellers, Spike Milligan dhe të rinjtë Peter Cook dhe Jonathan Miller.
Ndërkohë që “The Beatles” ishin kthyer mbrapsht nga shumë kompani regjistrimi, Martin i ftoi ata për një audicion në kompaninë e tij. Po teksa ishte skeptik për aftësinë e tyre në muzikë dhe shkrimin e këngëve, ai u përshtat menjëherë me humorin dhe personalitetin e djemve.