Dramaturgu britanik Peter Shaffer, i cili e fitoi çmimin Oscar për ‘’Amadeus’’, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.
Shaffer ishte për një vizitë në Irlandë, ndërkohë që skenaristi i njohur punonte shpesh në Teatrin Kombëtar në Britani, njofton Klan Kosova.
Peter Shaffer ishte një nga skenaristët më të mëdhenj të gjeneratës së tij pasi që konsiderohet tejet me fat që ka pasur marrëdhënie të frytshme me të gjithë në Teatrin Kombëtar për të punuar.
‘’Equus’’, ‘’Amadeus’’ dhe ‘’The Royal Hunt of the Sun’’, janë vetëm disa nga pjesët teatrale më të suksesshme të Shaffer.
Ai ishte vlerësuar me çmimin Oscar për përshtatjen filmike të ‘’Amadeus’’ dramë kjo psikologjike në mes Mozartit dhe rivalit të tij Salierit, përcjell Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.