Lajmet e fundit

Bashkë-themeluesi dhe basisti i rok grupit ''Yes'' Chris Squire, ka vdekur në moshën 67 vjeçare .
Ai ishte përballur një kohë të gjatë me një formë të rrallë të leukemisë.
Anëtari i grupit ''Yes'' Geoff Downes ka bërë të ditur këtë lajm duke shkruajtur në Twitter: ''Nuk kam fjalë të përshkruaj lajmin e trishtuar për shokun tim të dashur dhe frymëzimin tim Chris Squire i cili tani ka vdekur,'' transmeton Klan Kosova.
Grupi më pas ka konfirmuar këtë lajm edhe në faqen e tyre në Facebook: ''Është shumë e rëndë dhe një pikëllim i thellë që ne duhet të iu informojmë për humbjen e mikut tonë të dashur dhe bashkë themeluesin e grupit, Chris Squire. Ai ndërroi jetë mbrëmë në Phoenix Arizona.''