Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë avokati Nikë Shala. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetet sociale.
Bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 14:00, në varrezat katolike në Prishtinë,
Ai ishte avokat i ish-ushtarit të UÇK-së Salih Mustafës, i cili po përballet me akuzën për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Njoftimi i familjes:
Me dhimbje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe kolegët se sot më 09.11.2020 ndërroi jetë më i dashuri ynë: AVOKAT NIKË SHALA.
Homazhet në respekt të ndjerit mbahen në katedrale, “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, më 10.11.2020, duke filluar nga ora 09:00-12:00, ndërsa në orën 12:00 mbahet mesha e dritës në katedrale.
Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat katolike në Prishtinë në orën 14:00.
Të pikëlluar bashkëshortja Lushe, fëmijët Njomza, Mimoza, Dafina dhe Donati, si edhe mbarë familja Shala.
Babi ti je i pavdekshem!