Lajmet e fundit

Madeleine Lebeau ishte e vetmja e mbijetuar nga kasti i aktorëve të njërit prej klasikëve më të mëdhenj të kinemasë, filmit “Casablanca”, transmeton Klan Kosova.
Aktorja franceze ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare, në fillim të muajit, siç pohoi për “Hollywood Reporter” thjeshtri i saj, regjisori Carlo Alberto Pinelli, por lajmi u bë publik vetëm tani.
Në “Casablanca”, Lebeau interpretoi të dashurën e refuzuar të të madhit Humphrey Bogart.
Në njërën prej skenave më të famshme të filmit, ajo thërret mes lotësh “Rroftë Franca”, kur klientët e kafenesë së Rickut nisin të këndojnë “Marsejezën” për të mbytur me zërat e tyre këngën e ushtarëve gjermanë.
E lindur në afërsi të Parisit në vitin 1923, Madeleine kishte arritur të largohej nga Franca e pushtuar prej nazistëve në vitin 1940 bashke me të shoqin, aktorin e njohur Marcel Dalio.
Çifti përfundoi në Hollivud dhe te “Casablanca” intepretuan që të dy.