Lajmet e fundit

Aktori Dick Van Patten, i njohur si patriarku Tom Bradford në serinë e Eight Is Enough, ka vdekur në moshën 86 vjeçare, raporton People, transmeton Klan Kosova.
Aktori i cili u shfaq në serinë e The Love Boat, vdiq herët në mëngjesin e të martës në spitalin e Saint John në Santa Monica, nga komplikimet që kishe me diabet.
Dick gjithashtu ka luajtur në shfaqje të shumta televizive, duke përfshirë The New Dick Van Dyke Show, Happy Days, Arrested Development, That 70’s Show dhe Hot in Cleveland.