Lajmet e fundit

Jordan Feldstein, vëllai i aktorëve Johan Hill e Beanie Feldstein ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare.
Ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak në shtëpinë e tij.
Feldstein, i cili cilësohet një talent muzikor, ishte menaxher i grupit Maroon 5 që nga fillimet e tyre rreth 15 vjet më parë.
“Për fat të keq, mbrëmjen e djeshme Jordan ka telefonuar 911 për frymëmarrje të shpejta dhe kur ndihma e shpejtë kishte arritur ai veçse kishte pësuar arrest kardiak. Jordan ka ndërruar jetë pak kohë pas këtij sulmi” kanë bërë të ditur nga revista People.
Jordan Feldstein ka lënë pas dy fëmijë.