Lajmet e fundit

Shoqata “Miqtë e Amerikës” bashkë me zjarrfikësit Prishtinës kanë pastruar platonë përreth shtatores dhe kanë ndërruar flamurin e ShBA-së te shtatorja e Bill Clintonit.
Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, deklaroi se ky organizim është bërë me qëllim që të falënderojnë zjarrfikësit për punën e tyre, pasi siç tha ai nga institucionet ata nuk po përkrahen.
Rexhepi theksoi se zjarrfikësit nuk kanë kushte të mira andaj meritojnë paga më të larta pasi çdo here janë në vijë të frontit.
“Qëllimi i organizimit të këtij manifestimi është për shkak ditës botërore te zjarrfikësve duke e parë që institucione nuk e bën në nivelin e duhur për këta heronj”.
“Uroj gjithë qytetarët anë kënd Kosovës ditën e dëshmorëve. Falënderojmë për përkrahjen e vazhduar të zjarrfikësve. Asnjëherë nuk kanë përtua që të dalin në ndihmë”.
Ai potencoi se përmes ndërrimit të flamurit amerikan tha se do të dërgojmë mesazhe të institucionet e tyre se populli shqiptar është aleat i tyre, raporton EO.