Lajmet e fundit

Para pak çastesh është ndërprerë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, pas bllokadës që erdhi nga ana e opozitës.
Ndërkohë pritet që në mbledhjes e Kryesisë e cila do të mbahet të hënën të vendoset për caktimin e datës së mbajtjes së seancës së ardhshme, njofton Klan Kosova.
Ky reagim i deputetëve nga radhët e partive opozitare erdhi, pasi kryesuesi i Kuvendit Sabri Hamiti, deshi ta hedhë në votim kërkesën e kryeministrit, Isa Mustafa që raportimi i tij në Kuvend të bëhet më 22 shtator.