22.09.2015 · përditësuar para 3966 dite1 min lexim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ndërprerë seancën e kuvendit për të tretën herë me radhë.
Siç, ka thënë Veseli, sot më nuk do të ketë vazhdim të seancës.
Kjo për arsye se deputetët e opozitës nuk kanë pranuar assesi raportimin e kryeministri Isa Mustafa, për marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Veseli u ka kërkuar deputetëve opozitarë që ta lejojnë vazhdimin e seancës , duke u premtuar se koha për bisedë do të jetë e pa limituar për secilin që do të bisedojë.
“Nuk do të ketë kufizime kohore. Sa herë që dëshironi do ta merrni fjalën”, ka thënë Veseli, por opozitarët nuk kanë pranuar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.