Lajmet e fundit

Ndërpritet operacioni në Lazarat për shkak të rrezikshmërisë që paraqet situata në orët e vona të kësaj nate. Polica e Shtetit ka njoftuar se është ndërprerë operacioni në Lazarat për shkak të errësirës dhe për të mos rrezikuar forcat e policisë dhe banorët.
Gjithsesi, Policia thekson se, pikat hyrëse-dalëse të fshatit të Lazaratit do të vazhdojnë të kontrollohen dhe postblloqet do të vazhdojnë të jenë të ngritura. Operacioni nga RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të rifillojë nesër. Policia në Lazarat ka instaluar kamera termike për identifikimin e të kërkuarve.
Ndërkohë ka shkuar në shtatë numri i personave që janë arrestuar, nga lista e të kërkuarve. Të arrestuarit janë: Gurim Skenderi, Zhaklin Derxho, Albon Meci, Denis Mahmutaj, Jeton Kalemi, Eligent Basha dhe Sinan Rabaj,transmeton Shekulli.al