Lajmet e fundit

Qyteti i Pejës sot është vërshuar nga uji pas reshjeve të mbrëmshme. Madje, kjo komunë ka shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme dhe të gjitha ekipet emergjente janë në terren për të evituar dëmet.
Gjithashtu Komuna e Pejës ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat. Po ashtu edhe rreth 70 % e bizneseve nuk janë duke punuar, njofton Klan Kosova.