Lajmet e fundit

Minatorët e Kombinatit Metalurgjik "Trepça" e kanë ndëprerë grevën që e kishin filluar ditën e djeshme.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së punëtorëve.
" Greva është ndërprerë pas një marrëveshje me menaxhmentin. Sipas marrëveshjes pagat për muajin tetor do të dalin nga data 25 nëntor deri më 27 nëntor. Kurse pagat e nëntorit do të dalin nga data 7 deri më 10 dhjetor ".
Osmani theksoi se menaxhmenti është zotuar se do të filloj t'i plotësojë edhe kërkesat e tjera.
Ai shtoi se puna do të vijojë normalisht në ndërrimin e dytë dhe të tretë.
"Menaxhmenti është zotuar se do të bëjë përpjekje që të plotësohen edhe kushtet e tjera. Puna e minatorëve do të vijojë normalisht në dy ndërrimet e punës ".
Se puna në Trepçë do të rifilloj e ka konfirmuar edhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve Ardian Syla, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook: