Lajmet e fundit

Këta tinguj po luhen për një ish udheheqës të lartë kosovar në ish-Jugosllavi.
Ata mbushën sallën në Pallatin e Rinisë dhe Kulturës në Gjakovë, ku të enjten familjarë, miq e dashamirë u mblodhën për ti dhënë lamtumirën e fundit Veli Devës, njofton Klan Kosova. Miku i ngushtë i tij, Burhan Kraja, i dha epitetin "kolos politik dhe ekonomik" ish drejtorit gjeneral të Trepçës. E kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e konsideroi atë një vizionar largpamës. Kurse bashkëpunëtorët e tij ende i kanë të freskëta fjalët që ua kishte thënë i ndjeri. Dikush tjetër që pati rastin ta njihte Veli Devën në kohën sa Kosova ishte pjesë e ish Jugosllavisë, po thotë se sikur të ndiqet rruga e tij punët do ti kemi më mirë. Pas homazheve që u bënë në qendër të Gjakovës, ish kryetari krahinor i Kosovës u varros në varrezat e këtij qyteti. Ish funksionari politik njihet për punën e tij që kishte bërë për barazinë e shqiptarëve në afirmimin kombëtar dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kronikë e Arbresha Shpatit.