Lajmet e fundit

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh para lapidarit të policit të vrarë Enver Zymberi.
Zymberi ishte vrarë para gjashtë vjetësh në një aksion të policisë për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës.
Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e kishte shpallur hero të Kosovës, Enver Zymberin.