Lajmet e fundit

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës,, Ramadan Hoti, së bashku me disa drejtor, sot në fshatin Shqiponjë kanë bërë homazhe me rastin e shtatëmbëdhjetëvjetorit të rënies në altarin e lirisë të dëshmorit të kombit Myrtë Zeneli.
Me këtë rast është vlerësuar lartë figura këtij dëshmori të lavishëm, si njëri prej luftëtarëv të parë të parë të lirisë dhe i cili është dalluar që herët me pikëpamje dhe qëndrime të shquara atdhetare.
“Sot, me pietet dhe pa asnjë fjalë, ashtu siç ishte Myrtë Zeneli me veprën e tij, kujtuam rënien stoike të njërit prej luftëtarëve të parë të radhëve të lirisë dhe ishte nder për ne, si Komunë dhe si qytetarë të këtij vendi që nderuam veprën e tij” ka theksuar nënkryetari Ramadan Hoti.