Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike si Postës së Kosovës, Aeroportit të Gjakovës si dhe Hekurudhave të Kosovës.
Halit Isufi, Mejdi Gjokli, Hysen Fazliu, Branisllav Nikoliq, Metije Jashari dhe Rushan Ceka do të jenë anëtarë të rinj të bordit të Postës.
Kurse, në bordin e hekurudhave të Kosovës do të jenë Millosh Dimiq, Milazim Bytyçi Nexhat Dedija,Njazi Selmanaj, Enver Aruqaj, Fëllënza Xhelili, ndërkaq në atë të Aerportit të Gjakovës janë Brikena Kryeziu, Naser Ranolli, Nora Gola, Nuri Bahtijari, Zenun Shala.