Lajmet e fundit

Misionet e BE-së, Përfaqësuesi Special i BE-së/ Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kanë mirëpritur aprovimin e amandamentit kushtetues dhe ligjit të nevojshëm për themelimin e Dhomave të Specializuara.
" Ky ishte një hap i rëndësishëm në rrugën Euro-Atlantike të Kosovës. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi kanë demonstruar përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit dhe për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhomat e Specializuara janë instrument jetik për vendosjen e drejtësisë lidhur me pretendimet për krimet e supozuara gjatë konfliktit në Kosovë"
"Themelimi i tyre do të forcoj parimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe vendet tona do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës në këtë fushë. Duke u ballafaquar me të kaluarën e saj dhe duke siguruar drejtësi për viktimat, Kosova mund të arrijë pajtimin dhe të ndërtojë të ardhme më të mirë” thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët, transmeton Klan Kosova.