Në “Weekend” në Klan Kosova u diskutua se pse po bëhen sot ndërhyrjet estetike.
A po ndryshojnë gratë për qejfin e tyre apo për shkak të shoqërisë në fakt ishte tema kyçe.
“Mendoj që është çështje gjeneratash, gjenerata ime ndryshon për dëshirën për t’u dukur më mirë, jo për burrat. Sepse jo që nuk e bëjnë, por ne kemi bërë një stad të jetë, do të thotë, i kemi vu disa sende përpara, vetëbesimin e kemi më të madh sepse e dimë tashmë se kush jemi”, tha Edlira Qefalija Zeka, transmeton Klankosova.tv
Ndërkohë, ajo potencoi se nuk duhet që të konkurrojmë me ‘fëmijet tanë’.
E ftuar ishte edhe moderatorja Ana Rrustemi, e cila tregoi se dita e saj nis me fitnes. Madje “kritikoi” ata të cilën nuk shkojnë as një ditë të javës në fitnes.
“Nëse mendon që për të mirën e partnerit, i thuk qyre se ki pak peshë nuk është e mirë për shëndetin”, tha Ana, transmeton Klankosova.tv
E në anën tjetër, estetistja Linda Nebiu tregoi rastet se kush kërkon më shumë ndërhyrje.
“Ka raste kur burri dhe gruaja flasin se ki nevojë për mirëmbajtje të lëkurës, në shumicën e rasteve bashkëshortet i sjellin burrat në klinikë. Kur e sheh gruan thotë se kësaj iu ka bë mirë po du edhe unë”, tha estetistja, Linda Nebiu.
Tutje, ajo shtoi se “Gratë pas shtatzanisë kanë dëshirë më bë ndryshime”
https://www.youtube.com/watch?v=eDRvdbLI3cM&t=165s
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.