Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Barcelonës është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, pas një ndërhyrje shumë të rëndësishme në përballjen e vitit 2011 me Arsenalin.

Javier Mascherano kishte frikë se qëndrimi i tij tek Barcelona do të ishte i shkurtër, deri në ndërhyrjen ndaj Nicklas Bendtner që transformoi pozitën e tij në Camp Nou.
Mascherano kaloi tek Barcelona nga Liverpool në vitin 2011, si mesfushor defansiv, por u kthy në mbrojtës.
Dhe argjentinasi dyshonte se nuk do ta kishte të gjatë qëndrimin në Camp Nou, deri në ndërhyrjen ndaj Niclas Bendtner në mars të vitit 2011.
“Sinqerisht, pas pesë apo gjashtë muajsh mendoja se nuk do ta kisha të gjatë kohën tek Barcelona”.
“Karakteristikat e mia nuk ishin në vijë me ato që donte Barcelona. Por ndërhyrja ndaj Bendtner ndërroi gjithçka”.
“Nëse ai do të kontrollonte topin, mund të ndërronin shumë gjëra”.
“Por ashtu siç rrodhi ne fituam Ligën e Kampionëve”.