Lajmet e fundit

Rita Ora ka thënë se në albumin tjetër do të ketë copëza nga ndarja me Calvin Harris dhe Ricky Hillfiger.
Rita ndarjet me këta të dy i ka përjetuar shumë rëndë dhe ajo e ka pranuar se e ka pasur shumë të vështirë që t’i largojë nga mendja e zemra, mirëpo këtë gjë ajo do e bëjë me anë të muzikës, transmeton Klan Kosova.
“Në fillim inatosem e më pas emocionohem”.
Rita ishte në lidhje me Calvin për rreth një viti, mirëpo u ndan papritmas në vitin 2014 derisa ishin duke punuar për albumin e saj të dytë.
Ndarja nuk është dukur fare miqësore pasi që DJ ia kishte ndaluar Ritës që të këndojë këngën “I Will Never Let You Down”.
Më pas ajo u lidh me djalin e Tommy Hilfiger, Rick, mirëpo edhe lidhja me të nuk zgjati dhe u ndan në vitin 2015.
“Është e mrekullueshme sepse është një tranzicion në jetën time”.
“Defitivisht është albumi më emocional që kam bërë, por jo i mërzitshëm. Është inat, lumturi, dashuri – është gjithçka në një”, ka thënë ajo.