Santiana, Adri dhe Ilirjana kanë folur për Shqipen dhe shoqërinë që patën çifti me të.
Santiana u tha atyre të dyve se duhet ta kuptojnë që në formatin e Big Brother nuk mund të ketë shoqëri mes banorëve.
“Në Big Brother nuk ka shoqëri mësojeni këtë gjë kuptojeni. Unë po ju them se gabimi është te ju sepse keni menduar se ajo me ju ka shoqëri”, ka thënë Santiana.
Më pas Ilirjana ia ktheu duke i thënë se ka pritur që Shqipja të largohej nga ata dhe të mos ketë shoqëri më me ta në një formë tjetër.
“Unë e kam pritur që kjo do të ndryshojë dikur për lojë, por do të duhej të bëhej me fer dhe të gjente një formë tjetër të largohej”, ka thënë Ilrijana.
Për të njëjtën temë tutje foli edhe Adri duke thënë se ajo ka tentuar që ata t’i nxjerrë si persona të këqinj para publikut.
“Më e keqja është se ka tentuar të na nxjerrë keq, kjo është gjëja që më ka penguar më së shumti”, tha Adri./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=hAhQ708uDhs
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: