Lajmet e fundit

Një shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, pasi akuzohet se tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në sheshin “Gesu”, në Viterbo.
Vajza ishte përdore me dy prindërit e saj italianë, duke ecur në shëtitore. Në një moment vajza shkëputi duart nga prindërit dhe për një kohë të shkurtër, ata panë se atë po e mbante për dore një burrë, që sipas policisë, rezultoi të ishte shqiptar.
Policia ndërhyri menjëherë dhe ndaluan shqiptarin. Vijojnë hetimet që do të nxjerrin në dritë arsyen që kishte i ndaluari që iu afrua dhe mori për dore vajzën e vogël.