Lajmet e fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me datat 18, 19, dhe 20 maj, nga ora 8 e mëngjesit ndalohet parkimi dhe qarkullimi i veturave në pjesën e parkingut mbrapa rrugës “Rexhep Luci” .

Ndalja e qarkullimit në këtë lagje bëhet për arsye se do të kryhen punimet e ndriçimit të saj.
Të gjithë ata që nuk do t’i përmbahen këtij urdhri, komuna ka njoftuar se do të bëjë konfiskimin i mjeteve të tyre, pasi ato pengojnë zhvillimin e punimeve. Projekti “Rikonstruimi dhe zgjerimi i ndriçimit publik në Prishtinë” është duke u kryer përmes kontraktorit N.T.SH. “Elektra” thuhet në njoftimin e Komunës.klankosova.tv