Zyrtarët e doganave në Austri kanë ndaluar një grua marokene, e cila ka udhëtuar nga aeroporti i Grazit me një çantë ku ishin zorrët e burrit të saj.
Mediat austriake raportojnë se zorrët e burrit të saj ishte mbështjellë me kujdes në dy enë, transmeton Klan Kosova.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik ka shpjeguar se dyshonte se burri i saj është helmuar e për atë arsye i ka marrë zorrët në mënyrë që të vërtetonte dyshimin e saj.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.