Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Dejan Vlajkoviq, u arrestuan nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, mëngjesin e së premtës.
Operacioni policor i zhvilluar në objektin e kësaj komune u bë me urdhër të Prokurorisë, ngase dyshohet se këta dy kryen veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, njofton Klan Kosova.
Ndaj Dejanoviqit Prokuroria Speciale caktoi masën e ndalimit për 48 orë, ndërsa i njëjti brenda afatit ligjor do të paraqtitet para gjyqtarit të procedurës paraprake.