23.02.2019 · përditësuar para 2699 dite1 min lexim
“The Beach”, filmi me protagonist Leonardo DiCaprio, ka ndihmuar për të mbështetur turizmin në Tajlandë, por vëmendja e madhe për vendin ka çuar qeverinë që të ndalojë hyrjen.
Hyrja në plazhin e Maya Bay, që ndodhet në Ko Phi Phi Le, është e ndaluar përkohësisht
Autoritetet vendore kishin filluar apelimet për t’i shpjeguar turistëve rreziqet e një fluksi shumë të madh në parajsën natyrore dhe tani ata vendosën të marrin vendime drastike për të ruajtur trashëgiminë lokale.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, vizitorët janë rritur nga rreth 100 në ditë në mbi 3 mijë, një situatë që ka shkaktuar rreziqe ndaj ekosistemit delikat dhe ka transformuar pothuajse në një makth përvojën e atyre që shpresonin të admirojnë peizazhet e bukura.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.