Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh 10 personat që u arrestuan dje gjatë operacionit policor, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.