Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria ka vendosur masa të reja për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.
Në mbledhjen e Qeverisë abëri të ditur se mes tjerash është vendosur që të mbyllen kufijtë tokësorë për ata që hyjnë në Kosovë, përveç për shtetasit tanë.
“Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetizolohen për 15 ditë. Qeveria ka vendosur që të mbyllen kafet dhe restorantet, të gjitha qendrat tregtare dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në të gjithë Kosovën”, deklaroi ai.
Megjithatë, Kurti e bëri të qartë se mallrat nuk do të ndalohen.