Janë ndaluar dy shtetas të Serbisë në Novosellë të Kamenicës, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Në njoftimin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari dhe pasagjeri meshkuj të Serbisë nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.