Lajmet e fundit

Dibran Istrefi, gazetar i Klan Kosovë të enjten paradite u ndalua nga policia.
Istrefi bashkë me kameramanin ishin nisur drejt Kuvendit të Kosovës për të raportuar rreth zhvillimeve në parlament ku pritej të diskutohej për marrëveshjen e demarkacionit.
Ai e kishte akreditimin dhe kartën e identifikimit në vend të dukshëm.
Gazetari i Klanit dyshohej se kishte marr pjesë në një aktivitetet të vetëvendosjes në Mitrovicë më 26 gusht. Atë ditë aktivistët kishin bërë përpjekje për të vendosur një pano tek shtëpia e kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Në këtë ditë Dibran Istrefi ishte në Prishtinë, duke punuar në një kronikë për një vjetorin e nënshkrimit të ujdisë për kufirin me Malin e Zi.
Për ndalimin e gazetarit Istrefi ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Kronikë e Agan Hajdarhoxhës.