Lajmet e fundit

Në orët e para të mëngjesit, u raportua se kishte shqetësime në qytetin e Sumy për një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike.
Guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyy tha se rrjedhja ishte shkaktuar si pasojë e bombardimeve ruse dhe u shpreh se kishte paralajmëruar njerëzit në afërsi prej pesë kilometrash që të largoheshin nga zona, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zhyvytskyy bëri të ditur se autoritetet kanë arritur të frenojnë rrjedhjen pas dy orësh.
"Ekuipazhet e urgjencës po punojnë për të rregulluar atë problem. Nuk ka asnjë kërcënim për popullatën", u shpreh ai.