Lajmet e fundit

Randall Emmett dhe Ambyr Childers nuk janë më të martuar, transmeton Klan Kosova.
Producenti 46-vjeçar dhe aktorja 29-vjeçare, zyrtarisht janë divorcuar, raporton TMZ.
Shkurorëzimi është zgjidhur privatisht dhe të gjitha kushtet janë konfidenciale, duke përfshirë edhe marrëveshjen e tyre për fëmijët.
Të dy u martuan në vitin 2009 para se të ndahen në vitin 2016. Ata paraqitën divorcin në janar 2017. Ata kanë dy fëmijë së bashku.