Lajmet e fundit

Modelja Bella Hadid, është ndarë nga i dashuri i saj, The Weeknd, pas një vit e gjysmë lidhje.
Lajmi që ata janë ndarë, është konfirmuar të enjten nga revista People, transmeton Klan Kosova.
“Oraret e tyre kanë qenë shumë vështirë që të koordinohen dhe ai është i fokusuar që ta përfundojë dhe ta promovojë albumin e tij”.
“Ata ende kanë dashuri për njëri – tjetrin dhe do të mbesin miq”, shkruhet në People.
Por as Bella e as The Weeknd nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me këtë gjë.
Dyshja ishin takuar për herë të parë në prill të vitit 2015 kur Bella pozonte për albumin e tij, Beauty Behind The madness.