Lajmet e fundit

Aktorët Robin Wright dhe Ben Foster, janë ndarë përsëri.
Dyshja e kanë përfunduar fejesën e tyre, dhe kjo nuk është hera e tyre e parë, transmeton Klan Kosova.
Wright dhe Foster, ishin ndarë në nëntor të vitit 2014 por ishin rikthyer bashkë vetëm pas disa jave.
Por sipas burimeve të People, ka disa muaj që aktorët janë ndarë dhe kanë prishur fejesën.
49 vjeçarja dhe 34 vjeçari ishin takuar në setin e xhirimit të filmit Rampart në vitin 2011 dhe kishin filluar një lidhje në shkurt të vitit 2012.