Lajmet e fundit

Guy Pearce dhe gruaja e tij që prej 18 vitesh Kate Mestitz janë ndarë, këtë lajm e konfirmoi aktori në llogarinë e tij në Twitter.
"Është e vërtetë, Kate dhe unë jemi ndarë. Na vjen keq por ne nuk mund të ishim të afërt më. Ne do ta duam njëri tjetrin tërë jetën", shkroi 48 vjeçari, transmeton Klan Kosova.
"Kate dhe unë gjithmonë do ta duam njëri tjetrin dhe do të jemi miq të mirë. Askush nuk e di se sa më bën mua për Kate. Gjithmonë do të jemi mirënjohës për njëri tjetrin dhe do të kemi respekt të përbashkët. Fatkeqësisht ka ardhur koha t'i ndajmë rrugët tona", shtoi ai në Sydney Morning Herald.